Vjen lajmi i mirë nga Klinika Infektive, sot lirohen nëntë persona të shëruar nga Covid19

Vjen lajmi i mirë nga Klinika Infektive, sot lirohen nëntë persona të shëruar nga Covid19

Sot lirohen nga Klinika Infektive nëntë pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Sipas njoftimit të QKUK-së, 28  janë në gjendje stabile, 7 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq dy pacient është në gjendje kritike dhe është duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë:

Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,

• 28 raste janë në gjendje stabile,

• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërs në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor./Insajderi.com