Vjen reagimi i anëtarit të VV-së pasi ia kërcënuan liderin

Vjen reagimi i anëtarit të VV-së pasi ia kërcënuan liderin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka komentuar kërcënimin e anëtarit të Nismës drejtuar Albin Kurtit.

Zogiani përmes Facebook ka thënë se Haxhi Hoti, që e bën dallimin mes interesit të popullit dhe atij të shtetit, ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, ku ligjërojnë “profesorët” e PDK-së.

Ai ka thënë se personat e tillë e shohin shtetin e Kosovës si mjet për t’i mbrojtur interesat e tjera, shkruan Insajderi.

Haxhi Hoti e ka fshirë postimin e tij në Facebook. Këtë e ka bërë me arsyetimin se është një gabim teknik ndërsa sipas tij, mediet nuk e kanë pyetur kur e kanë shpërndarë lajmin.