Vjen reagimi i Hotit për mungesën e energjisë elektrike në lagjen ‘Bregu i Diellit’

Vjen reagimi i Hotit për mungesën e energjisë elektrike në lagjen ‘Bregu i Diellit’

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka mbetur më shumë se 15 orë pa energji elektrike, njofton Insajderi

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se  Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet që ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i janë duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë. Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti./Insajderi.com