Vjen vala e të nxehtit, ja çfarë parashikohet për javën e parë të gushtit

Vjen vala e të nxehtit, ja çfarë parashikohet për javën e parë të gushtit

Nëse keni planifikuar të bëni pushimet në fillim të gushtit jeni me fat, pasi sinoptikanët parashikojnë rritje të temperaturave të paktën për javën e parë të muajit.

Sipas Meteoalb, periudha 29 korrik-5 gusht do të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018, ndërsa 20 ditëshi tjetër i muajit do jetë pranë vlerave tipike të gushtit.

Sipas Meteoalb, fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.