Vjosa Osmani anulon konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

Vjosa Osmani anulon konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

U.D e presidentes Vjosa Osmani, ka marrë vendim që të anulohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.

Po ashtu në dokumentin e nënshkruar nga Osmani thuhet se ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të kësaj zyreje institucionale, njofton Insajderi.

Vendimi ka hyrë në fuqi pas nënshkrimit nga presidentja në detyrë.

Osmani të mërkurën ka shkarkuar katër konsuj, në mesin e tyre edhe djalin e Haxhi Shalës, Flakronin – emërimi i secilit ka shkaktuar debat të madh në vend.

Për këto emërime kryeministri vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk ka informacion.

Ndërsa, Isa Mustafa, ka kritikuar Ministrinë e Jashtme për mungesë koordinimi me institucionet e tjera përgjegjëse.

“Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim i organizimit të brendshëm duhet ta marrë aprovimin e presidentes. Ndaj u.d. e Presidentes, dr.Vjosa Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e këtij konkursi”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media i Osmanit /Insajderi.com