Vjosa Osmani: Do ta padisë Astrit Haraqinë për shpifje

Vjosa Osmani: Do ta padisë Astrit Haraqinë për shpifje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Astrit Haraqisë, anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haraqija, ditë më parë kishte deklaruar se Osmani “ka marrë bursë nga Hashim Thaçi” për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, Osmani ka akuzuar Haraqinë për shpifje. Ka thënë se bursën universitare për të studiuar në ShBA e kishte fituar nga shteti i Kosovës e jo nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ajo ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi kundër ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Unë kam marrë bursë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo nga shteti i Kosovës dhe jo nga Hashim Thaçi, Astrit Haraqija do të paditet për këtë shpifje”, ka thënë Osmani në RTV Dukagjini.

Astrit Haraqija ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në kohën e Ibrahim Rugovës, mirëpo nuk ka pasur funksione në LDK-në e udhëhequr prej Isa Mustafës, kreut aktual të LDK-së.