Vjosa Osmani do të jetë ushtruese e detyrës së postit të presidentit

Vjosa Osmani do të jetë ushtruese e detyrës së postit të presidentit

Në mënyrë automatike Vjosa Osmani do të jetë ushtruese e detyrës së presidencës.

Kjo pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit për shkak se u konfirmua aktakuza e Gjykatës Speciale ndaj tij.

Zëvendësuese e Thaçit për një kohë do të jetë krye parlamentarja, Vjosa Osmani

Kjo parashihet në bazë të nenit 90 paragrafi nr1, njofton Insajderi.

Brenda gjashtë muajve duhet të zgjidhet një president i ri apo vendi shkon në zgjedhje. /Insajderi.com