Vjosa Osmani: Donika Gërvalla u largua nga LDK-ja pas dështimit të reformave të brendshme

Vjosa Osmani: Donika Gërvalla u largua nga LDK-ja pas dështimit të reformave të brendshme

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Donika Gërvalla, dikur kryetare e LDK-së në Gjermani, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti për shkak se i kanë dështuar përpjekjet për reforma të brendshme, njofton Insajderi.

Osmani ka përkrahur Gërvallën për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi kjo e fundit tashmë është kandidate për deputete nga Lista Vjosa, e cila në këto zgjedhje garon në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja.

Donika është përfaqësuese nga Lista Vjosa e cila në këto zgjedhje garon bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Osmani në Facebook, teksa shtoi se “është kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëudhëtoj në këtë rrugëtim me Donika Gërvallën”./Insajderi.com

#KREJTdheDREJT me Donika Gërvalla-Schwarz 8

Kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëudhëtoj në këtë rrugëtim me Donika…

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, January 29, 2021