Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në fjalimin e tij në kazermën Adem Jashari në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar Adem Jashari e dha shembullin si mbrohet vendi, si çdo cep i tokës është i shenjtë.
Osmani tha se Adem Jashari u shndërrua në shembull të sakrificës që e ndoqën shumë te rinj e te reja, shkruan Reporteri.net.
“Adem Jashari dëshmoi se liria është shumë e çmuar. Duhet ta kthejmë kokën pas, ta kujtojmë sakrificën e Adem Jasharit”, tha Osmani.