Vjosa Osmani e rrethuar me të “kuqen” e shumë diskutuar

Vjosa Osmani e rrethuar me të “kuqen” e shumë diskutuar

“Ngjyra e dashnisë për vendin tonë”.

Kështu e mendon “të kuqen” presidentja në detyrë e cila synon një mandat legjitimues në këtë post përmes koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Vjosa Osmani shihet e rrethuar me qytetarë gjatë një takimi elektoral në Prizren.

Rreth tyre është “ngjyra e kuqe”, e përfolur pasi shumë fjongot janë vendosur nëpër pemët e shtyllat në krqytet dhe qytete tjera.

Por, kjo ngjyrë simbolizon “diçka më shumë” sesa dashurinë për Lidhjen Demokratike të Kosovës ajo dërgon “mesazh autoritar”.

Madje, kryetari i subjektit më të vjetër politik në Kosovë, Isa Mustafa, beson se me Lëvizjen Vetëvendosje mund të marshojnë sikur në “revolucionin kinez”, ngjarje që ka ndodhur 72 vite më parë në shtetin e Lindjes së Largët.

Dyshimin që Isa Mustafa  e ka shprehur për “shirtat e kuq”, nga e njëjta prizmë e ka parë edhe nënkryetari, Agim Veliu.

Madje ky i fundit thotë se “komunizmi është shfaqur përsëri”.

Por, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se e kuqja nuk është më shumë sesa simbol i “gjakut të dëshmorëve, flamurit kombëtar dhe ditës së Shën Valentinit”. /Insajderi.com

 

Ngjyra e dashnisë për vendin tonë. ❤️

Posted by Vjosa R. Osmani on Wednesday, 10 February 2021