Vjosa Osmani e uron homologun e saj Talat Xhaferin

Vjosa Osmani e uron homologun e saj Talat Xhaferin

Me rastin e përzgjedhjes së Talat Xhaferit, krye parlamentar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai ka marrë urime të ndryshme nga figura politike shqiptare.

Një urim të tillë, Xhaferi e ka marrë edhe nga homologia e tij në Kosovë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Në urimin e osmanit thuhet se në të ardhmen duhet të rritet bashkëpunimi mes dy parlamenteve të të dyja vendeve, atij të Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut, si dhe do të shkëmbehen përvoja parlamentare.

Tutje Osmani ka thënë se përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të jetë edhe fuqizim I demokracisë në atë vend.

Urimi i plotë i Osmanit drejtuar Xhaferit:

“I nderuar z.Xhaferi,

në emër timin personal dhe të Kuvendit të Kosovës, pranoni urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes në detyrën e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë̈ së Veriut!

Kam besimin e plotë se në këtë̈ mandat tuajin do ta intensifikojmë̈ bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, duke shkëmbyer praktikat dhe përvojat parlamentare, si dhe duke zhvilluar diplomacinë̈ parlamentare.

Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë̈ e Veriut do të jetë një fuqizim i demokracisë̈, hapje e perspektivës evropiane dhe forcim i marrëdhënieve ndëretnike, në funksion të një̈ Maqedonie të Veriut stabile dhe me orientim evropian.

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie miqësore në të gjitha sferat! Ndaj, në një kohë të afërme, pres një vizitë tuajën zyrtare në Republikën e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin bilateral si dhe për të hapur perspektiva të reja në interes të të dy shteteve fqinje”./Insajderi.com