Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje që të mos votohet mocioni për rrëzimin e Albin Kurtit, mocion ky i iniciuar nga partia ku bën pjesë Vjosa Osmani.
E njëjta, gjatë një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë ku u vendos për mbajtjen e seancës nesër në ora 11:00, tha se posti i saj mbetët jashtë kombinimeve në rast se do të krijohej një qeveri teknike, shkruan Gazeta Insajderi.
Osmani tha se posti i kryetarit të Parlamentit, bazuar në vendimet e Kushtetueses, i takon partisë së parë që ta bëjë nominimin.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte nominuar po nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, shkruan Gazeta Insajderi.
Osmani tani po beson se po kjo parti qëndron prapa saj, ajo madje ka votuar kundër mbajtjes së seancës njëjtë siç ka bërë edhe Rexhep Selimi, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes./Insajderi.com