Vjosa Osmani jep qëndrimin e saj për çështjen e Presidentit

Vjosa Osmani jep qëndrimin e saj për çështjen e Presidentit

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë se është aktive në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të koalicionit qeverisës.

Në një intervistë për T7, Osmani ka deklaruar se LDK dhe Vetëvendosje duhet të merren vesh për çështjen e pozitës së Presidentit të Kosovës, për të cilën kanë hasur në mosmarrëveshje gjatë negociatave për koalicionin qeverisës.

“Për një temë të tillë LDK dhe Vetëvendosje do duhej të merreshin vesh tani dhe jo më vonë. Dhe, kjo është me një qëllim të vetëm; që të sigurohet planifikim afatgjatë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka deklaruar se është e përfshirë në çdo detaj të dy palëve për mundësinë e krijimit të një koalicioni qeverisës. /Insajderi.com