Vjosa Osmani ka disa fjalë për Dua Lipën pasi fitoi dy çmime të rëndësishme

Vjosa Osmani ka disa fjalë për Dua Lipën pasi fitoi dy çmime të rëndësishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila mbrëmjen e së martës fitoi dy çmime të rëndësishme në Brit Awards 2021, njofton Insajderi.

24-vjeçarja nga Prishtina u shpërblye fillimisht për çmimin ‘Artistja më e mirë solo e vitit’, e më pas fitoi edhe një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, ‘Albumin më të mirë të vitit”.

E lumtur për këtë arritje të Duas u shpreh presidentja Osmani, e cila përmes një postimi në Twitter e quajti “yll”, teksa shtoi se meriton mirënjohje për gëzimin që i dhuron botës përmes muzikës.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, shkroi Vjosa Osmani./Insajderi.com