Vjosa Osmani më 12 janar në Bruksel, pritet nga Lajçak

Vjosa Osmani më 12 janar në Bruksel, pritet nga Lajçak

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë Brukselin të martën e 12 janarit, njofton Insajderi.

Nga kabineti i saj, të premten nuk u dhanë detaje për këtë vizitë në kryeqendrën europiane.

Por është zyrtarja për informim e Komisionit Europian ,Zoi Muletier, ka konfirmuar se Osmani do të pritet nga Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, si dhe nga i dërguari për dialog, Miroslav Lajçak.

Njohësja e çështjeve politike, njëherësh edhe profesoreshë universitare, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se ka një varg temash që presidentja në detyrë duhet t’i shtrojë për diskutim me zyrtarët e BE-së. /Insajderi.com