Me vota unanime është përkrahur kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se LDK-ja ka vlerësuar lartë kontributin e Lutfi Hazirit si dhe kontributin e Vjosa Osmanit.
“Kërkoj përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm për Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj përkrahje maksimale gjatë fushatës”, tha Mustafa.
Ndërsa takimi i Këshillit të Përgjithshëm i LDK-ë është duke vazhduar i mbyllur për media.