Vjosa Osmanin, kandidatura për kryeministre të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si duket ia ka ndryshuar edhe mendimet për bashkëpartiakët e tij.
Në emisionin Pressing në T7, Osmani është duke dhënë komplimente pa fund, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, që dikur e quante diktator.
Osmani sonte është duke deklaruar se pa ndihmën e Mustafës është këtu ku është dhe i ka ndihmuar që ta formojë personalitetin e saj politik.
“Përkrahen që e kam pas nga zotëri Mustafa nuk do të isha këtu ku jam, më ka ndihmuar që ta ndërtojë personalitetin tim politik”, ka thënë Osmani.
Përvec Musfatës, Osmani ka thurrur lavde edhe për nënkryetarin, Lutfi Haziri, i cili dikur për të ishte i marr dhe i pafytyrë.
Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë për Hazirin se kur ka qenë në moshën 20 vjeçare ka qenë krah i djathtë i Hazirit.
“Lutfi Haziri ka qenë njeriu i parë që më ka ulur në krahë të djathë, unë e kam pas atë mbështetje”, ka thënë Osmani. /Insajderi.com