Vjosa Osmani përpiqet ta shpëtojë Kurtin nga shkeljet kushtetuese

Vjosa Osmani përpiqet ta shpëtojë Kurtin nga shkeljet kushtetuese

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka iniciuar hartimin e projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Nismën e saj, e kanë mbështetur edhe pesë deputetë tjerë, dy deputetë të LDK-së, mbështetës të saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala, si dhe dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku e Saranda Bogujevci.

Me këtë nismë kryetarja e Kuvendit po mundohet ta shpëtojë kryeministrin e shkarkuar Albin Kurti nga shkeljet kushtetuese, pasi Ministria e Shëndetësisë mori masa të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e cila u vlerësua si shkelje e Kushtetutës.

Ndërsa, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, PDK e LDK e kanë lëshuar mbledhjen, pasi sipas tyre shkelen procedurat, çka ka bërë që kryesia të mos marr vendim.   ​/Insajderi.com