Vjosa Osmani shprehë ngushëllim për 16 vdekjet brenda ditës me COVID-19

Vjosa Osmani shprehë ngushëllim për 16 vdekjet brenda ditës me COVID-19

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për 16 vdekjet si pasojë e Coronavirusit në 24 orëshin e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar numrin më të madh të vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë.

“Ngushëllime të 16 familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shprehim solidaritet dhe ngushëllime për të gjitha viktimat që kanë ndërruar jetë nga kjo pandemi e tmerrshme”, ka thënë Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Pandemia COVID-19 tashmë ka dalur jashtë kontrollit në Kosovë. /Insajderi.com/