Vjosa Osmani: Skënder Hyseni ka eksperiencë, por nuk e di sa do të kontribuojë

Vjosa Osmani: Skënder Hyseni ka eksperiencë, por nuk e di sa do të kontribuojë

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Skënder Hyseni ka përvojë në proces të negociatave që nga koha e Planit të Atihsarit, njofton Insajderi.

Sipas Osmanit, përvoja e tij, nuk është edhe garantë që ai do të kontribuojë në këtë proces, meqë ai është koordinator e jo negociator.

“Si koordinator, duhet të na bëhet e qartë se cilat janë konkretisht detyrat e Hysenit në këtë proces, dhe nëse nuk jemi të informuar në këtë pikë, atëherë nuk mund të them sesa do të ndihmojë ose jo Hyseni në këtë proces”.

Vjosa Osmani, ka qenë vazhdimisht kritikuese ndaj veprimeve të Qeverisë Hoti, e sidomos për çështjen e dialogut./Insajderi.com