“Vjosa Osmani ta mbrojë Driton Selmanajn nga Vetëvendosja”

“Vjosa Osmani ta mbrojë Driton Selmanajn nga Vetëvendosja”

Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ka kërkuar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, që t’i mbrojë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga sulmet siç i quajti ai “jodemokratike” dhe “brigadeske”.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të mos e lejojë Driton Selamajn të hyjë në Kuvend për shkak të deklaratës që kishtë për të pagjeturit.

Sot po mbahet seanca plenare, por Selmanaj nuk është parë në Kuvend, njofton Insajderi.

Por në rast se futet, Gecaj ka kërkuar nga Osmani ta mbrojë atë.

“Kryeparlamentarja ka obligim të siguroi mbrojtjen e Kuvendin nga sulmet jodemokratike e brigadeske të radhës”, shkroi ai në Facebook. /Insajderi.com