Vjosa Osmani tregon për përafrimet e fundit të programit VV-LDK

Vjosa Osmani tregon për përafrimet e fundit të programit VV-LDK

Vjosa Osmani, ka treguar edhe një herë për përafrimet e programit të Vetëvendosjes me LDK-në.

Ajo e njoftoi ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së, shkruan Insajderi.com

Nënkryetarja e LDK-së foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.