Vjosa Osmani tregon se çka do të ndodhë deri në arritjen e marrëveshjes finale

Vjosa Osmani tregon se çka do të ndodhë deri në arritjen e marrëveshjes finale

Vjosa Osamni, pas takimit të sotëm me Albin Kurtin e Vetëvendosjes ka deklaruar se para marrëveshjes finale, do të presin numërimin e të gjitha votave dhe çertifikimin e rezultateve. Sipas saj, varësisht nga rezultati do të vazhdohet me pozitën e kryeministrit se kujt do t`i takojë dhe marrëveshjen finale.

“Para arritjes finale të marrëveshjes, për ne është me rëndësi që të presim numërimin e të gjitha votave, e rëndësishme është që ka vullnet të mirë nga të dyja palët”, tha ajo.

“Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve, e rëndësishme është që të dy palët kemi  vullnet për të bashkëqeverisur. Kemi folur kryesisht për numrin e ministrive, në vazhdim do t`i formojmë grupet punuese”, tha Osmani.

Përfundon takimi Kurti -LDK: Konfirmohet se do të ketë koalicion