Vlera e dëmit nga prerja pa leje e drunjve

Vlera e dëmit nga prerja pa leje e drunjve

Drunjtë nëpër pyjet e Kosovës prehen pa leje dhe kjo është duke i kushtuar mijëra euro Agjencisë Pyjore.

Faruk Bojaxhi, Drejtor për Menaxhim me Pyje ka thënë se dëmtimi i pyjeve nga prerjet ilegale është i madh, ku dëmi në muajin nëntor dhe dhjetor kanë arritur vlerën gati 300 mijë euro.

“Prerjet ilegale janë evidente në të gjitha komunat e Kosovës, por kohët e fundit, problem me se shumti ka në Ferizaj, Podujevë, si dhe në Komunat në pjesën veriore të Mitrovicës” ka thënë Bojaxhi, për Indeksonline.

Për këto prerje ilegale komunat kanë shqiptuar 701 fletëparaqitje kundërvajtëse, ndërsa fletëparaqitje penale 247. Për me shumë detaje shih tabelën e Agjencisë Pyjore.

Bojaxhi ka theksuar ka shumë problem në aspekt të mbrojtjes së pyjeve pasi nuk po shqyrtohen me kohë dhe me korrektësi fletëparaqitjet nga Gjykatat e ndryshme të Kosovës.