Vlerat rekord të Bitcoin në 2017-ën u shkaktuan nga një tregtar i vetëm

Vlerat rekord të Bitcoin në 2017-ën u shkaktuan nga një tregtar i vetëm

Pas çmimi prej 20,000 dollarësh që arriti në Dhjetor të 2017-ës, bitcoin përjetoi një seri rënies gjatë 2018-ës dhe shikoi vlerën të bjerë deri nën 4,000 dollarë.

Rritja dramatike e çmimit të bitcoin në 2017-ën është shkaktuar nga një tregtar i vetëm i kriptomonedhës sipas një studimi të ri.

Në këtë përfundim arritën Profesorët John Griffin të Universitetit të Teksasit dhe Amin Shams të Universitetit të Ohio. Në hulumtimin e tyre thuhet se rritja e çmimit të bitcoin është manipuluar nga volume të mëdha tregtimi.

“Ky lojtar i madh i bitcoin ka shkaktuar një valë të atillë në industrinë e kriptomonedhave e cila nuk arrihet dot nga tregtarët e vegjël,” shkruanin akademikët.

Çmimi i bitcoin është tejet i luhatshëm dhe reagon në forma të ndryshme sipas ngjarjeve gjeopolitike dhe vendimeve të autoriteteve rregullatorë në botë.

Pas çmimit prej 20,000 dollarësh që arriti në Dhjetor të 2017-ës, bitcoin përjetoi një seri rëniesh gjatë 2018-ës dhe shikoi vlerën të bjerë deri nën 4,000 dollarë.

Këtë vit çmimi i bitcoin është rritur gradualisht dhe në këto momente që shkruajmë këmbehet me afro 9,400 dollarë. Shumë mendojnë se manipulimi i bitcoin mund të influencohet nga një këmbim i vetëm i madh.

Një rënie prej 1,000 dollarë në vlerën e bitcoin në një orë u shkaktua nga shitja e 5,000 bitcoin-ëve me vlerë afro 40 milionë dollarë.

CEO i një prej bursave më të mëdha në botë Binance parashikoi se bitcoin do të arrijë në 16,000 dollarë së shpejti.

Shumë ekspertë janë të mendimit se monedha përsëri do të arrijë rekordet e 2017-ës ndërsa të tjerë thonë se bitcoin është shumë larg shfrytëzimit të potencialit të tij.