Në teori 5G do të ofrojë shpejtësi mes 5 deri në 10 herë më të larta sesa 4G por që përdoruesve u duhen telefonë dhe pajisje të përshtatshme. Vodafone bëri " />

Vodafone ndez 5G në Britani

Vodafone ndez 5G në Britani

Në teori 5G do të ofrojë shpejtësi mes 5 deri në 10 herë më të larta sesa 4G por që përdoruesve u duhen telefonë dhe pajisje të përshtatshme.

Vodafone bëri të ditur se do të lançojë shërbimet 5G në Britani më 3 Korrik. Ndër të tjera kompania do të përdorë pajisjet e gjigandit Kinez të telekomunikacionit Huawei për të ofruar shërbimin.

Është firma e parë në Britani dhe në Evropë e cila jep një datë të lançimit të 5G-së për konsumatorët.

Vodafone thotë se një prej përfitimeve më të mëdha do të jetë shpejtësia e lartë e transferimit të të dhënave edhe në zonat urbane.

Shtatë qytete si Londra, Manchesteri, Liverpooli, Birmingham, Bristoli, Kardifi dhe Glassgow do të jenë të parët që kanë akses në 5G.

Në teori 5G do të ofrojë shpejtësi mes 5 deri në 10 herë më të larta sesa 4G por që përdoruesve u duhen telefonë dhe pajisje të përshtatshme.

5G gjithashtu do të reduktojë ndjeshëm vonesat e transmetimit krahasuar me 5G. Kompania nuk mbështetet e gjitha tek teknologjia e Huawei. Vodafone përdor 5G RAN (Radio Access Network) të Ericsson.

Kompania nuk përdor pajisjet e Huawei në rrjetin kryesore. Lajmi vjen një ditë pasi Vodafone raportoi 7.6 miliardë euro humbje.