Vodhën 10 ditarë në shkollë, arrestohen

Vodhën 10 ditarë në shkollë, arrestohen

Janë arrestuar tre persona pasi dyshohet se “kanë vjedhur ditarët e notave në një shkollë”.

Behët fjala për shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Bresje të Fushë Kosovës.

Rastin për Gazetën Online Insjaderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”, tha ai.

Më 22 mars zyrtarët e kësaj shkolle kishin paraqitur rastin në Polici.

Dhjetë ditarë ishin avulluar nga shkolla. /Insajderi.com