Vogëlushi i Elita Rudit nis ditën e parë të një rrugëtimi të rëndësishëm në jetë

Vogëlushi i Elita Rudit nis ditën e parë të një rrugëtimi të rëndësishëm në jetë

Shkuarja në kopsht është një hap i rëndësishëm për prindërit dhe fëmijën. Kopshti i fëmijëve u siguron fëmijëve aftësi dhe mundësi jetese për të qenë të suksesshëm në të gjitha fushat e zhvillimit, duke vendosur një themel të fortë për udhëtimin e tyre arsimor.

Andaj kjo ditë është shumë e rëndësishme për familjen Gjikolli. Vogëlushi i Elitës dhe Gjikos ka nisur ditën e parë të kopshtit, njofton Insajderi.

Elita shumë krenare por edhe e emocionuar ka publikuar një dy fotografi të vogëlushit që dukej paksa i hutuar në ditën e parë. Një gjë e tillë është e kuptueshme sepse ai ka ndërruar plotësisht ambient dhe po përgatitet për një të ardhme të ndritur që e pret para. /Insajderi.com