Vogëlushi i “Home Alone” është rritur dhe tani kërkon largimin e Donald Trump-it nga filmi

Vogëlushi i “Home Alone” është rritur dhe tani kërkon largimin e Donald Trump-it nga filmi

Ndërsa Donald Trump po përgatitet të dalë nga Shtëpia e Bardhë, fansat e filmit “Home Alone” dëshirojnë që ai të largohet nga filmi, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Por jo vetëm fansat, edhe vetë ylli i filmit Macaulay Culkin po pajtohet me idenë.

Lexo edhe: “Donald Trump u fut dhunshëm në filmin “Home Alone””

Culkin luajti Kevin McAllister, i cili ndahet nga familja e tij dhe përfundon në New York. Në një moment, Kevin pret udhën me Trump në Hotel Plaza. Ai i kërkon Trump udhëzime për në hollin e hotelit dhe Trump përgjigjet duke i treguar rrugën.

Një përdorues i Twitter postoi versionin e tij për skenën në Hotel Plaza dhe këtë herë Kevin shihet duke folur me një figurë memece, të padukshme në vend të Trump-it. Aktori iu përgjigj me një fjalë të vetme videos së edituar: “Bravo”. /Insajderi.com

Lexo edhe: “Kanë kaluar 30 vjet: Si duken sot aktorët e filmit “Home Alone”?”