fbpx

Vogëlushja bënë vetëvrasje “për ta bërë të lumtur”nënën

“Nënë aq shumë të dua”. Vogëlushja 10 vjeçe ka bërë vetëvrasje “për ta bërë të lumtur nënën e saj”. Letra e saj lamtumirëse pak këndë e ka lënë pa lot.

Vogëlushja bënë vetëvrasje “për ta bërë të lumtur”nënën

Vogëlushja 10 vjeçare, afër trupit të pajetë të cilës është gjetur porosia lamtumirëse në të cilën shkruan se ka bërë vetëvrasje që nëna e saj të “bëhet personi më i lumtur në botë”, është varë në Meksikë më 6 janar, gjatë festës së Tre Mbretërve, kur anëtarët e familjes, sipas zakoneve, i shkëmbejnë dhuratat.

“Të dashur Tre të Urëtit, gjëja e vetme që kërkoj prej jush është që mamaja ime të jetë gruaja më e lumtur në botë kur unë nuk do të jem më, sepse prej momentit kur jam lindur i kam shkaktuar vetëm dhembje dhe po ia shkatërroj jetën, sepse babai na ka braktisur për shkakun tim”, ka shkruar ajo në porosinë jashtëzakonisht të dhembshme.

“E lus mamanë që të jetë e qetë, që mos të punojë shumë, dhe gjithë çfarë mund të dëshirojë është që të jetë e lumtur. Shpresoj që një ditë do të të kujtohem dhe më në fund do të më përqafosh kur të vjen në qiell.

Mendoj se më së shumti do të të gëzoj nëse e vras veten, sepse gjithmonë më ke thënë se do të doje që kurrë mos të kisha lindur. Aq shumë të dua nënë, e di që Tre Mbretërit e Shenjtë nuk ekzistojnë, por po ta jap këtë dhuratë të madhe”.

Fqinjët thonë se është vërejtur se vogëlushja ka probleme. Hetimet janë në zhvillim të sipër, ndërsa mediet transmetojnë se policia është duke e kërkuar nënën në shtetin Aguaskalientes, vendbanimi i të cilës nuk është i njohur./Insajderi.com.