Vokrri për mediat serbe tregon pse zgjodhi Partizanin e Beogradit para Dinamos së Zagrebit

Vokrri për mediat serbe tregon pse zgjodhi Partizanin e Beogradit para Dinamos së Zagrebit

Legjenda e futbollit kosovar në ish-Jugosllavi, Fadil Vokrri, e ka pranuar se kishte mundësi të transferohej te Dinamo Zagreb, por në fund e kishte zgjedhur ekipin nga Beogadi, FK Pratizan.

“Po, para Partizanit më ka kërkuar edhe Dinamo e Zagrebit. Për vendimin tim, vendimtar ishte fakti që shumë fansa nga Kosova bënin tifo për Partizanin. Edhe Beogradi ishte më afër sesa Zagrebi, ndërsa Partizani ishte shumë më i hapur për futbollistët shqiptarë. Kështu që nënshkrova me Partizanin”, ka thënë Vokrri për të përditshmen serbe Blic, transmeton gazetametro.net.

Më tej, në intervistë me kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri ka kujtuar se ishte pranuar mirë nga në ekipin nga kryeqyteti i Serbisë dhe se nuk kishte hasur në probleme gjatë kohës sa qëndroi në Beograd.

“Kudo që kam luajtur, e kam bërë këtë me zemër. Këtë më së miri e vlerësojnë tifozët. Ata e kanë vlerësuar këtë, andaj kisha marrëdhënie me ta”, e citon Blic ish sulmuesin kosovar.

Prej vitit 1986 deri në vitin 1989, Vokrri kishte 55 paraqitje për Partizanin, duke shënuar 18 gola.