fbpx

Volvo tërheq 167 mijë automjete

Volvo tërheq 167 mijë automjete

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo Cars, që është në pronësi të kompanisë kineze të holdingut Geely, bëri të ditur se tërheq 167.000 automjete në mbarë botën, meqë sistemi për ngritjen elektronike të derës së bagazhit mund të lëshojë, të mos punojë në mot të ftohtë dhe ndoshta të shkaktojë dëm.

Zëdhënësja e grupacionit, Annika Bjerstaf tha se tërheqja është një masë parandaluese e sigurisë dhe se Volvo Cars deri tani nuk ka pranuar asnjë raport për incidente serioze që ndërlidhen me problemin në fjalë.

Ajo sot tha se tërheqja mbulon Volvo XC 60 të vitit 2018 dhe 2019. Më pas shtoi se prodhuesve të automjetit do t’iu ofrojë zëvendësim pa kurrfarë shpenzimesh.

Muajin e kaluar, kompania, selia e së cilës është në Goteborg tërhoqi mbi 200 mijë automjete dizel, për shkak të mundësisë së plasaritjes së zorrës së karburantit.