Von Cramon: BE t’i liberalizojë vizat, Kosova ka ende rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në Union

Von Cramon: BE t’i liberalizojë vizat, Kosova ka ende rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në Union

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se ka ende rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, megjithatë e mirëpret angazhimin nga Prishtina zyrtare, njofton Insajderi.

Të enjten e 11 marsit, Von Cramon bëri të ditur se Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, ka pranuar raportin e saj.

”Ne e mirëpresim angazhimin nga #Prishtina, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE. Ka shumë për të bërë për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit dhe për të luftuar më shumë kundër korrupsionit. #Kosova duhet të zbatojë detyrimet e saj në ujrat e energjisë për të luftuar #ndotjen”, theksoi ajo.

Siç shprehet ajo, Parlamenti Evropian e sheh Kosovën si vend me përspektivë të qartë evropiane.

“Parlamenti Evropian ka marrë raportin tim për Kosovën. Ne i dërgojmë një mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Evropian lidhur me udhëzimet dhe veprimet që ne duam ata t’i shohin. PE e sheh Kosovën si një vend me përspektivë të qartë evropiane”, thotë Von Cramon.

Tutje, ajo thotë se e mirëpret angazhimin e Kosovës por se ka ende rrugë të gjatë drejt Bashkimit Evropian.

”Ne e mirëpresim angazhimin nga #Prishtina, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE. Ka shumë për të bërë për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit dhe për të luftuar më shumë kundër korrupsionit. #Kosova duhet të zbatojë detyrimet e saj në ujrat e energjisë për të luftuar # ndotjen”, është shprehur Von Cramon. /Insajderi.com