ka prezantuar sot raportin për Kosovën para Parlamentit Evropian, duke kërkuar që Bashkimi Evropian d" />

Von Cramon kërkon nga BE-ja t’i liberalizohen vizat Kosovës

Von Cramon kërkon nga BE-ja t’i liberalizohen vizat Kosovës

Eurodeputetja, Viola Von Cramon, ka prezantuar sot raportin për Kosovën para Parlamentit Evropian, duke kërkuar që Bashkimi Evropian duhet mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Të frusturar me të drejtë”, e konsideroi zemërimin e qytetarëve të Kosovës për mos-liberalizimin e vizave.

Ajo kërkoi nga BE-ja që sa më shpejtë që të jetë e mundur të ju mundësohet qytetarëve të Kosovës lëvizjen lirshëm në zonën Shengen.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza, kjo çështje është në Këshillin e BE-së për dy vjet tani. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të jap një sinjal, afat kohor të qartë dhe të jap dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, tha ajo.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojë pa viza nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.

Ishte kusht Demarkacioni me Malin e Zi që të jepet drita jeshile e BE-së për lëvizje të lirë. Nuk ndodhi!

Franca e Holanda, janë përmendur si shtete skeptike në raport me ngecjen e këtij procesi. /Insajderi.com