Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale në Kosovë, njofton Insajderi.
Ajo tha se qeveria e re në Kosovë duhet të përparojë në rrugën drejt integrimit evropian.
Von Cramon theksoi se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.
“Qeveria e re duhet të përparojë në rrugën evropiane dhe duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë”, raporton Tanjug përcjell Insajderi.
Raportuesja për Kosovën në PE, sot ka uruar qytetarët e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor, ku ka shkruar se zgjedhjet e lira janë organizuar pavarësisht pandemisë së Coronavirusit. /Insajderi.com