Von Cramon: Qeveritarët dhe mediat shtetërore në Serbi po shpërndajnë dezinformata

Von Cramon: Qeveritarët dhe mediat shtetërore në Serbi po shpërndajnë dezinformata

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, thotë se mediat shtetërore në Serbi po bëjnë propagandë dhe po shpërndajnë dezinformata, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ajo me anë të një reagimi në Twitter, ku thotë se janë vetë zyrtarët qeveritarë serbë që po e bëjnë këtë gjë.

”Në Serbi janë zyrtarët qeveritar dhe media shtetërore që shpërndajnë dezinformata dhe propagandë. Nuk ka nevojë për bot kur keni TV, radio dhe gazeta”, thotë ajo.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, ky rrjet social kishte mbyllur tetë mijë e 558 llogari false që promovonin presidentin Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij.

”Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar joautentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive që punojnë për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, kishte njoftuar Twitter. /Insajderi.com