Von Cramon shpreson për një marrëveshje Kosovë-Serbi në vjeshtë

Viola von Cameron flet për procesin e dialogut. Shpreson për një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, së paku në vjeshtë palët të merren vesh.

Von Cramon shpreson për një marrëveshje Kosovë-Serbi në vjeshtë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shpreson që dialogu Kosovë-Serbi do të finalizohet me një marrëveshje për njohje reciproke gjatë vjeshtës së këtij viti, njofton Insajderi.

Ajo ka thënë më pas se, “këtij synimi i paraprin një konferencë në Paris ndërmjet të dyja palëve, me presidentin francez, Emmanuel Macron si nikoqir”.

Në një video-mesazh në Twitter, ajo ka thënë se pas takimeve që ka zhvilluar emisari special evropian për dialogun Mirosllav Lajçak me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq javën e kaluar në Bruksel, nën udhëheqjen e BE-së procesi do të mund të shkojë përpara.

“Hapi i radhës dhe më i rëndësishëm është mbajtja e një konference në Paris, e iniciuar dhe organizuar nga presidenti Emmanuel Macron. Pritjet janë që më në fund do të mund të shohim arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke gjatë vjeshtës. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë me të dyja palët për të arritur rezultat të suksesshëm deri në fund të këtij viti”, ka thënë Von Cramon./Insajderi.com