"I shkreti Grenell"

Von Cramon s’i beson “tregimet” e Grenellit se shkëmbimi i territoreve ishte ide e John Bolton

“Natyrisht se tash është krejt faj i John Bolton që njerëzit po flasin për shkëmbim territoresh. Tani, i shkreti, Richard Grenell, duhet t’i luftojë këto thashetheme. Po lëreni”, ka shkruar në Twitter Von Cramon.

Von Cramon s’i beson “tregimet” e Grenellit se shkëmbimi i territoreve ishte ide e John Bolton

Richard Grenell ka deklaruar se ishte politikë e John Bolton e jo e Donlad Trump, shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, nuk po u beson këtyre llafeve.

Madje ajo me cinizëm ka reaguar në Twitter ndaj këtyre deklaratave, duke i quajtur “tregime”, njofton Insajderi.

“Natyrisht se tash është krejt faj i John Bolton që njerëzit po flasin për shkëmbim territoresh. Tani, i shkreti, Richard Grenell, duhet t’i luftojë këto thashetheme. Po lëreni”, ka shkruar në Twitter Von Cramon.

“Mbushu mend dhe mjaft u tregove njerëzve tregime të tilla”, ka vazhduar ajo.

“Fillo e bëhu serioz rreth politikës së jashtme. Është koha”.

Emisari amerikan Grenell, gjatë një interviste ne Fox News ka mohuar edhe njëherë idenë e shkëmbimit të territoreve në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Grenell tha se ideja për shkëmbim territoresh ishte e ish-këshilltarit të presidentit Trump, John Bolton, dhe jo e Trump-it si president.

“Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump,” tha Grenell./Insajderi.com