Von Der Leyen – Osmanit: Do të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së rreth liberalizimit të vizave

Von Der Leyen – Osmanit: Do të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së rreth liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën është potencuar liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe është konfirmuar angazhimi i KE-së për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga BE-ja për këtë çështje.

Letra e dërguar për Osmanin nga Von der Leyen përmban urimin për detyrën ku theksohet se është shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës, Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.

“Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.

“Tutje, znj. Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com