Von der Leyer: Qëndroj pranë Ballkanit Perëndimor

Presidentja e re e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar në Zagreb se qëndron përkrah vendeve të Ballkanit Evropian, të cilat kohë më parë i ka bllokuar Franca në rrugën e tyre evropiane.

Von der Leyer: Qëndroj pranë Ballkanit Perëndimor

“E ndajmë kontinentin e njëjtë, kulturën dhe jemi në familje të njëjtë politike. Unë qëndroj përkrah jush, pavarësisht të gjitha proceseve. Qëndrojmë me ju dhe duam që të jeni sa më afër”, ka thënë Von der Leyen në Kongresin e Partisë Popullore të Evropës (EPP) në Zagreb, transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Ajo e ka përkrah hyrjen e Kroacisë në hapësirën Shengen, duke thënë se beson fuqishëm se Kroacia i takon kësaj hapësire.

Shefja e ardhshme e KE ka porositur gjithashtu se nuk do t’i lejojë nacionalistëve dhe popullistëve, të cilët duan të shkaktojnë ndarje dhe të shkatërrojnë BE, të shkatërrojnë mënyrës së jetesës evropiane.

Në Kongresin e EPP ka folur edhe presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq e cila ka paralajmëruar për rëndësinë e zgjerimit të BE në juglindje të Evropës.

Ajo ka vlerësuar se BE duhet të reagojë shpejtë dhe të tregojë angazhim për ardhmërinë e fqinjëve tanë, sepse në të kundërtën dikush tjetër do ta bëjë këtë dhe projekti evropian nuk do të jetë i përfunduar”./Insajderi.com.