Votat e publikut vendimtare që Italia ta fitojë “Eurovionin 2021”

Votat e publikut vendimtare që Italia ta fitojë “Eurovionin 2021”

Pikët e publikut i mundësuan Italisë që ta fitojë “Eurovisionin 2021”, i cili është mbajtur në Holandë.

Pozitën e dytë e mori Franca, ndërsa të tretën Zvicra, njofton Insajderi.

Zvicra ishte e para nga vlerësimi i jurisë, por 165 pikë të publikut nuk i mjaftuan kosovarit, Gjon Muharremaj, që ta fitonte ngjarjen më të madhe muzikore në Evropë.

Ndërsa, Shqipëria përfundoi në pozitën e 21’t me 57 pikë. Maksimalen ( 12 pikë ) e dha për Zvicrën, për t’u falënderuar me shqiponje nga Muharremaj.

Kështu, Italia si fituese ka 524 pikë, Franca 499 dhe Zvicra e treta 432.

Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja e pëmbyllin tabelën e këtij spektakli. /Insajderi.com