Voton Haradinaj, kërkon që qytetarët të dalin masivisht të votojnë

Voton Haradinaj, kërkon që qytetarët të dalin masivisht të votojnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, kanë hedhur votën e tyre në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Ramush Haradinaj, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të të gjitha komunave që janë në balotazh të dalin të votojnë, tha se vet ai e kreu këtë obligim.

“Me këtë vendim të tyre qytetarët do të jetojnë edhe katër vjet. Prandaj është e rëndësishme që të dalin në votime. Kosovën e presin shumë punë por ata që e marrin besimin i presin shumë përgjegjësi”, tha Haradinaj.