Voton kandidati i PDK-së në Mitrovicë të Veriut

Voton kandidati i PDK-së në Mitrovicë të Veriut

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Florent Azemi, ka votuar në një nga qendrat e votimit në “Lagjen e Boshnjakëve” në këtë komunë, njofton Insajderi.

Pas prononcimit për media, Azemi ka ftuar qytetarët që sa më shumë që është e mundur të dalin dhe të votojnë.

“Me rëndësi është që ky proces të jetë i lirë dhe demokratik. Deri më tani vlerësoj se ky proces ka shkuar mirë dhe besoj se do të shkojë kështu deri në mbyllje të votimit”

Që në orët e hershme të ditës së sotme, shumë qytetarë u janë drejtuar qendrave të votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut për të votuar.

Ndërsa, Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetar të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut./Insajderi.com