Voton kryetarja e KQZ-së, fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Voton kryetarja e KQZ-së, fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Kryetarja e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka votuan në qendrën në të cilën ajo është e regjistruar.

Pasi ka kryer obligimin e saj, ajo tha se shpreson se edhe ky raund do të kalojë sikurse raundi i parë.

“Shpresoj se edhe kjo ditë do të kalojë sikurse në raundin e parë, në mënyrë demokratike”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo u ma bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, kurse kandidatëve që garojnë në 19 komuna u ka uruar sukses.

“Shfrytëzoj rastin që t’i ftojë të gjithë qytetarët që të votojnë. Kurse të gjithë kandidatëve u uroj fat në këto zgjedhje”, ka shtuar më tej ajo.

E pyetur nga gazetarët për hapjen me kohë të qendrave të votimit, ajo ka thënë se nuk posedon informatë për ndonjë vonesë.

“Nuk ka ndonjë raport që tregon se ndonjë qendër nuk është hapur. Sapo të arrij në KQZ do t’i marrë informatat”, ka përfunduar ajo./Insajderi.com