Voton Monika Kryemadhi

Voton Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar mëngjesin e sotëm në procesin zgjedhor që është duke u mbajtur në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ajo ka uruar për një proces të mbarë dhe të qetë, si dhe ka thënë së është e bindur në fitore.

“Ditë të kollajshme dhe mbarësi. Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme”, tha Kryemadhi.

Rreth tre milionë e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend. /Insajderi.com