Voton Naim Fetahu, i fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Voton Naim Fetahu, i fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka votuar tashmë në qendrën e votimit në fshatin Dobratin, njofton Insajderi.

Pas prononcimit të tij për media, Fetahu  “i ka ftuar qytetarët të dalin për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar”.

Tutje ai është shprehur se “sot është ditë e veçantë për qytetarët e Komunës së Podujevës, meqë këto zgjedhje janë më shumë rëndësi sepse prekin direkt jetën e qytetarëve”.

Më pas Fetahu ka thënë se “deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar mirë”.

“Me sa di deri më tani procesi është duke ecur mirë, me ndonjë lëshim të vogël, por në përgjithësi është duke shkuar mirë”./Insajderi.com