Vozit në gjendje te dehur, godet një këmbësor

Vozit në gjendje te dehur, godet një këmbësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur duke goditur një këmbësorë.

Sipas policisë, viktima ka qenë femër e cila ka pësuar lëndime trupore si dhe ka marrë tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 6 orë derisa të këndellet./Insajderi.com