Vozitësi thyen rregullat e komunikacionit me veturë zyrtare

Vozitësi thyen rregullat e komunikacionit me veturë zyrtare

Gjatë ditës së sotme një person teksa ka vozitur me veturë zyrtare “4Z”, i ka thyer rregullat e komunikacionit rrugor.

Kjo ka ndodhur pasi vozitësi me veturë zyrtare nuk ka shtypur fare treguesit e drejtimit, për të sinjalizuar teksa ka bërë kthimin majtas, dhe ka kaluar në një rrugë tjetër.

Videoja i është dërguar redaksisë së Insajderit, nga një lexues.

Ai gjithashtu ka bërë thyerje të rregullave të komunikacionit kur është ndalur mbi vendkalimin për këmbësorë, “Zebra”. /Insajderi.com