Voziti një milion milje Porschen e rrallë që e bleu para 50 vitesh

Voziti një milion milje Porschen e rrallë që e bleu para 50 vitesh

Entuziasti i vozitjes, por që nuk e ndryshoi makinën prej që e bleu

Të voziturit e një milion miljeve, apo 1.6 milion kilometrave, nuk është diçka që nuk është dëgjuar më herët, derisa është shënuar nga një numër shoferësh me makinat e tyre klasike, transmeton Telegrafi.

Në klubin e një milionë miljeve, ka hyrë edhe një shofer që njihet vetëm si Lorenzo nga Shtetet e Bashkuara, që voziti gjithë këto kilometra më një Porsche të rrallë, që e bleu në moshën 21-vjeçare.

Megjithëse e vozitë për 50 vite, Porsche 356-A, ka gjendje shumë të mirë, sepse ai kujdeset rregullisht për të në garazhin e tij.

Disa mund t’i bëjnë nga disa kilometra vetëm që t’i bëjnë disa fotografi në bregdet dhe të kthehet pasi të kenë qëndruar shumë pak. Lorenzo shkon jugu i Kalifornisë në skaj të veri, po të vizitojë eskimot në Alaskë apo Kanada.

“Më therët një shok në shtete tjetër, e marr një çantë dhe nisem për në rrugë. GJithnjë kaloj mirë, sa herë që jam me Porschen time. Në të gjithë botën e duan, iu pëlqen edhe eskimove” ka thënë Lorenzo.

Kjo histori është pëlqyer shumë, pasi vjen në kohën kur shumica e lajmeve për makina klasike, ka të bëjë me koleksione të shtrenjta dhe ankande me çmime enorme.

Në anën tjetër, këtu është një histori e këndshme, që do të vazhdojë, sepse Lorenzo dhe Porsche e tij janë në gjendje shumë të mirë.