Vozitje e çmendur e një qytetari në Fushë Kosovë

Vozitje e çmendur e një qytetari në Fushë Kosovë

Në rrugën nga Prishtinë për në Fushë Kosovë, një qytetar ka bërë lëvizje tejet të rrezikshme me veturën e tipit Volkswagen.

Një qytetar ka dërguar një video në Insajderi, ku shihet se si shoferi i kësaj veture vë në rrezik jetën e tij, por edhe të tjerëve duke bërë lëvizje të shfrenuara.

I njëjti, shihet teksa lëviz deri në 160 kilometra në orë, ku sipas rregullave të trafikut shpejtësia maksimale përgjatë asaj rruge do të duhej të ishte deri në 80 kilometra në orë.

Lëvizjet shihet se bëhen edhe jashtë korsisë, ku duhet të vozitet dhe bën tejkalime, të herë pas-hershme.

Gjatë kësaj vozitjeje, shihet se shoferi nuk ka qenë i vetëm në veturë, dëgjohen edhe disa zëra.

Shikojeni videon: